Mundësi Islam Dudaev ka fituar titullin e kampionit të Evropës. Dudaev përfaqëson Shqipërinë, ndërsa është nga Çeçenia e Rusisë.
Të shtunën në finalen e kategorisë deri 65 kilogramë në stil të lirsë, Dudaevi e mposhti Gadzhimurad Rashidovin.
Rashidov është nga Rusia. Mundësit e këtij vendi garojnë si sportistë të pavarur. Dudaev fitoi 2:1 ndaj Rashidovit në finale.
Dudaev 29-vjeçar, për Shqipërinë garon prej vitit 2022. Më herët ka prezantuar Rusinë. Për Shqipërinë ka fituar edhe medalje të bronztë evropiane. Vlerësohet shpresë e madhe olimpike.
Të dielën në finale paraqitet Zelimkhan Abakarov, që po ashtu përfaqëson Shqipërinë. Ai kërkon të artën në kategorinë deri 61 kg. Abakarov tashmë ka fituar titull të botës për Shqipërinë. Madje midis Beogradi.