Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Abakarov i Shqipërisë fiton medalje të argjendtë në Evropianin e mundjes

Mundësi Zelimkhan Abakarov që përfaqëson Shqipërinë, ka shënuar tjetër sukses madhor.

Mundësi me prejardhje nga Çeçenia ka fituar medaljen e argjendtë në Kampionatin Evropian që po mbahet në Zagreb të Kroacisë.

Abakarov në finale u mposht armen Arsen Harutyunyan.

Armeni fitoi me rezultatin 5:2.

Abakarov në Evropian garoi në kategorinë deri në 61 kilogramë në stil të lirë.

Rrugëtimin e medaljes së argjendtë në Evropian, Abakarov e nisi me fitore 11:0 ndaj Niklas Stecheles.

Në çerekfinale triumfoi ndaj ukrainasit Taras Marovych 6:2, kurse në gjysmëfinale fitoi me deklarim përballë gjeorgjianit Shota Phartenadze.

Edhe Abakarov i siguron tjetër medalje evropiane Shqipërisë në mundje Sport Abakarov i siguron tjetër medalje evropiane Shqipërisë në mundje

29-vjeçari Abakarov është kampion në fuqi i botës në kategorinë deri në 57 kilogramë.

Vitin e kaluar në Beograd e fitoi të artën botërore.

Ai për Shqipërinë garon prej vitit të kaluar.