Skuadra e Dritës ka publikuar formacionin për ndeshjen e kthimit kundër Antwerpit që i takon raundit të dytë kualifikues të Ligës së Konferencës. Kjo ndeshje nis në orën 20:00 dhe luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu ka vendosur të paraqitet me përbërjen e njëjtë me të cilën luajti edhe në ndeshjen e parë në Belgjikë që u mbyll pa gola. Drita do të luajë me formacionin 4-3-3.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë portë te Drita do të jetë Faton Maloku kurse mbrojtja përbëhet prej Besnik Krasniqit, Ardian Limanit, Prince Baldes e Ilir Blakçorit.
Mesfusha përbëhet nga Muharren Jashari, Rron Broja e Blend Baftiu, ndërsa qendërsulmuesi Marko Simonovski do të jetë i përkrahur nga krahët prej Almir Ajzerajt e Arbnor Mujës në fazën e sulmit.