Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Drita prezanton Arbnor Mujën

Arbnor Muja është futbollisti më i ri i Dritës.

Sulmuesi nga Mitrovica është prezantuar te klubi nga Gjilani pasditën e së mërkurës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Sot në ambientet e klubit tonë FC Drita, në prani të presidentit Valon Murseli është zyrtarizuar marrëveshja me lojtarin më të ri Arbnor Muja!. Duke pasur parasysh projektet e klubit dhe ndërtimin e një skuadre me lojtarë të së ardhmes, Muja ka nënshkruar kontratë tre-vjeçare me ekipin dhe do të jetë me ne deri në qershor të 2024”, shkruan ndër të tjera në njoftimin e Dritës.

Më tej, Drita e ka falënderuar presidentin e Trepçës ’89, Abedin Zeka, për lejimin e lojtarit që të zhvillojë fazën përgatitore, në mënyre që të jetë i gatshëm për ndeshjet në Ligën e Konferencës.

Përveç Trepçës ’89, Arbnor Muja ka bërë karrierë edhe te Trepça, Braunschweig II dhe te Skënderbeu.