Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Drita nuk merr më shumë se një pikë në Lipjan

Skuadra e Dritës nuk ka arritur të këndellet as në ndeshjen ndaj Ulpianës, në të cilën nuk e mori më shumë se një pikë. Dueli i luajtur në Lipjan, është mbyllur me rezultatin 1:1.

Marko Simonovski e kaloi Dritën në epërsi në minutën e 27-të, ndërsa Egzon Qerimi (56’) barazoi për Ulpianën.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Me këtë pikë, Ulpiana ngrihet në pozitën e shtatë në tabelë me shtatë pikë të mbledhura. Për Ulpianën, ky është barazimi i katërt këtë edicion karshi katër humbjeve dhe një triumfi.

Për Dritën, kjo është ndeshja e katërt rresht që nuk di për fitore. Ka dy humbje dhe dy barazime kurse zë vendin e katërt në tabelë me 13 pikë.