Drita do ta luajë sonte ndeshjen e kthimit kundër Inter Turkut, në kuadër të Ligës së Konferencës. Ndeshjen e pare, ekipi kosovar e ka humbur në Turku 1:0.
Drita ka publikuar edhe formacionin startues ndaj ekipi finlandez, ku shihen tri ndryshime në përbërjen e parë nga ndeshja e javës së kaluar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKastriot Selmani, Muharrem Jashari dhe Tun Bardhoku startojnë nga minuta e parë.
Në portë do të jetë sërish Faton Maloku, në mbrojtje, Besnik Krasniqi, Pirnc Balde, Ardian Limani dhe Tun Bardhoku që do ta zëvendësoi Ilir Blakçorin e ndëshkuar me karton të kuq në ndeshjen e parë.
Në mesfushës luajnë, Muharrem Jashari, Rron Broja dhe Blend Baftiu, kurse treshja e sulmit përbëhet nga Marko Simonovski në qendër dhe në krah Kastriot Selmani e Arbnor Muja.
Ndeshja nis në ora 20:00.
