Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Drita kalon në çerekfinale me fitore të thellë

Drita ka kaluar në çerekfinale të Kupës së Kosovës në futboll pas fitores së thellë të arritur përballë Fushë-Kosovës. Skuadra e Superligës, Drita mposhti atë të Ligës së Parë, Fushë-Kosova me rezultat të thellë 5:0.

Kjo ndeshje u zhvillua të dielën në stadiumin e Ramiz Sadikut. Golin e parë për Dritën e shënoi Ardian Cuculi në minutën e 27-të nga penalltia. Nga penalltia shënoi golin e dytë Arbnor Muja në minutën e 42-të. Dy minuta më vonë Marko Simonovski realizoi golin e tretë për Dritën. Për 4:0 u përkujdes Almir Ajuzeraj në minutën e 62-të, kurse të pestin e realizoi sërish Arbor Muja në minutën 69-të.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo