Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Dresheviqi shënon golin e parë në Japoni

Qendërmbrojtësi i Kosovës, Ibrahim Dresheviq, e ka shënuar golin e parë me skuadrën e Machidas në elitën e futbollit të Japonisë.

Machida të shtunën fitoi me rezultatin 2:1 në udhëtim te skuadra Hokkaido Consadole Sapporo.

Ndeshja i ka takuar xhiros së katërt.

Dresheviqi realizoi nga afërsia pas gjuajtjes me kokë. Ai shënoi në minutë ne 66-të për rezultatin 2:0.

Dresheviq ka katër paraqitje në kampionatin japonez dhe i ka kompletuar të gjitha ndeshjet.

Por, ka munguar të premten në listën e publikuar nga përzgjedhësi Franco Foda, për ndeshjet miqësore të Kosovës në këtë muaj.

Machida është lider në elitën e futbollit japonez me 10 pikë pas katër ndeshjeve.

 

Artikuj të ngjashëm