Qendërmbrojtësi i Kosovës, Ibrahim Dresheviq, ka kompletuar tjetër ndeshje me Machidan në kampionatin japonez.
Machida të shtunën fitoi 3:1 ndaj Sagan Tosu, në kuadër të xhiros së pestë të elitës së futbollit të Japonisë.
1:1 u mbyll pjesa e parë, ndërsa në pjesën e dytë, vendësit shënuan edhe dy gola tjerë dhe humbën një penallti në fund.
Dresheviq e ka një gol të shënuar në edicionin aktual.
Machida ka 13 pikë në vendin e parë.