Futbollisti që ka 25 paraqitje me Kosovën, Ibrahim Dresheviq, e ka fituar të shtunën Kupën më të vjetër të futbollit në Japoni.
Dresheviqi me Machidan në finale të “Kupës së Perandorit”, fitoi në finale ndaj Vissel Kobes me rezultatin 3:1. Ishte trofeu i parë madhor i fituar nga Machida.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoQendërmbrojtësi Dresheviq luajti deri në minutën e 78-të, ndërsa u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 37-të.
Machida do t’i ketë edhe dy ndeshje të sezonit të rregullt në elitën e futbollit japonez. Aktualisht zë pozitën e shtatë me 57 pikë.
Ndërkohë, Machida paraqitet edhe në fazën e ligës në Championsin aziatik.