Mbrojtësi Ibrahim Dresheviq ka shënuar supergol të dielën me Machidan.
Por goli i minutës së 66-të nga mbrojtësi i Kosovës, nuk i ka mjaftuar Machidas që u mposht 2:1 në udhëtim te Sagan Tosu.
Ndeshja i ka takuar xhiros së 35-të të elitës së futbollit japonez.
Për Dresheviqin, që nuk është ftuar për kohë të gjatë te Kosova, ishte goli i tretë sezonal.
Machida po lufton për titull kampioni në Japoni.
Kur kanë mbetur edhe tre xhiro deri në fund të kampionatit, Machida është e treta me 60 pikë, shtatë më pak se Vissel Kobe lider.