Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Drenica huazon sulmues nga Partizani

Drenica ka vazhduar me angazhimin e futbollistëve gjatë afatit kalimtar të janarit.

Klubi nga Skenderaj të martën ka prezantuar sulmuesin nga Shqipëria, Dionis Çikani. 21-vjeçari, është huazuar nga Partizani i Tiranës deri në fund të këtij edicioni dhe menjëherë i është bashkuar Drenicës në përgatitje për stinorin pranveror.

Ai karrierë ka bërë edhe te Tirana dhe Besa e Kavajës kurse te Drenica është përforcimi i shtatë gjatë këtij afati kalimtar të dimrit.

Para Çikanit, skuadra e Drenicës ka zyrtarizuar edhe Erlis Frashërin, Kreshnik Ukën, Dardan Rogovën, Eglantin Gjonin, Donald Rapon e Behar Ramadanin.