Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Prishtina huazon Ukën dhe liron gjashtë futbollistë

FC Prishtina ka njoftuar të enjten se ka huazuar sulmuesin e krahut, Kreshnik Uka te skuadra e Drenicës derisa ka liruar edhe gjashtë lojtarë të tjerë.

Në mesin e lojtarëve të liruar është edhe Donat Hasanaj që sipas klubit nga kryeqyteti është lënë i lirë me marrëveshje të dyanshme. Po ashtu, bëri të ditur se krahas dy lojtarëve të rinj nga Gambia, ka liruar edhe Ivan Jeliqin, Nikson Memën, Ahmed Raddaouin.

“Prishtina ka huazuar mesfushorin ofensivë të krahut, Kreshnik Uka në ish-skuadrën e tij amë, Drenica. Ndërsa mesfushori, Donat Hasanaj, u lirua me pajtim të dyanshëm. FC Prishtina në këtë afat ka liruar shtatë futbollistë, Ivan Jeliç, Nikson Mema, Ahmed Raddaoui, Donat Hasanaj dhe ka huazuar Kreshnik Ukën. Po ashtu më herët ka liruar edhe dy futbollistë të rinj nga Gambia që ishin në formë të provave”, thuhet në njoftimin e Prishtinës.