Drenica është përforcuar në mbrojtje me Benjamin Agyaren.
Siç ka njoftuar klubi i Superligës së Kosovës në futboll, Agyare është huazuar nga Drita.
Është futbollisti i dytë që është zyrtarizuar nga Drenica brenda një jave. Më herët Drenica mori huazim edhe Archange Dieudonne Bintsouka Koxyn nga Partizani i Tiranës.