Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Drita kthen Agyaren

Skuadra e Dritës ka kthyer në radhët e veta futbollistin Benjamin Agyare.

Klubi gjilanas ka njoftuar të enjten se Agyare e ka përfunduar huazimin e tij prej katër muajve te skuadra e Drenicës. Ai iu pat bashkuar Dritës vitin e shkuar përpara se të huazohet te Drenica, ku regjistroi 13 paraqitje.

Agyare tashmë është bashkuar me ekipin e Dritës, me të cilin ka nisur përgatitjet për fazën pranverore. Agyare te Drita u pat transferuar nga Apollonia e Fierit.