Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Zeka prezantohet te Drenica

Sulmuesi Agim Zeka është prezantuar si futbollist i ri i skuadrës së Drenicës.

Lajmi është bërë i ditur të premten nga faqja zyrtare e Drenicës në Facebook.

“Agim Zeka, mirë se erdhe në familjen Kuq e Zi. Kemi kënaqësinë t’u prezantojmë ardhjen e lojtarit Agim Zeka, futbollist që ka mbi supet e tij eksperiencën ndërkombëtare me skuadrat Lille në Francë, Austria Vjena në Austri e Fortuna Sittard në Holandë. Suksesi kërkon përkushtim”, shkruhet ndër të tjera në njoftimin e Drenicës.

Zeka ka edhe 10 paraqitje me Shqipërinë U21.

23-vjeçari që luan në pozitën e sulmuesit të krahut, në fillim të edicionit të kaluar ishte pjesë e Dritës së Gjilanit, ndërsa në fillim të këtij viti u transferua te Prishtina.