Futbollisti Agim Zeka karrierën do ta vazhdojë në Spanjë.
Ai ka firmosur me skuadrën Real Murcia, që bën gara në kategorinë e tretë spanjolle.
Zeka ka kaluar me sukses testet mjekësore.
26-vjeçari deri më tani ishte te Partizani i Tiranës. Në Kosovë ka luajtur për Drenicën, Prishtinën, Dritën. Ishte edhe në skuadra tjera në Shqipëri e po ashtu në Austri, Belgjikë, Portugali, Holandë e Francë. Zeka luan kryesisht si sulmues krahu, ndërsa muaj më parë ishte ftuar edhe nga Shqipëria.