Drenica ka prezantuar të enjten sulmuesin brazilian, Victor Da Silva.
Da Silva është 31-vjeçar, ndërsa së fundmi ishte pjesë e Partizanit të Tiranës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi ka karrierë të pasur pasi ka luajtur edhe për Pescaran, Chievon e Istran, në mesin e shumë skuadrave. Në Shqipëri ka luajtur edhe për Vllazninë e Bylisin.
E ka një paraqitje në Serie A.
“Klubi Futbollistik Drenica ka kënaqësinë të ju njoftoj për arritjen e marrëveshjes me sulmuesin brazilian, Victor Da Silva. 31-vjeçari vjen në "Bajram Aliu" si një përforcim i rëndësishëm për repartin e sulmit, duke sjellë me vete eksperiencë ndërkombëtare”, ka shkruar Drenica.
“Kuqezinjtë” të mërkurën njoftuan për largimin e sulmuesit Udoyen Akpan.