Manchester Unitedi po insiston në transferimin e mesfushorit të Barcelonës, Frankie de Jong.
BBC-ja shkrua se figura të larta të Manchester Unitedit, drejtori ekzekutiv Richard Arnold dhe drejtori John Murtough, kanë fluturuar drejt Barcelonës në një përpjekje për të thyer ngërçin lidhur me transferimin e Frenkie de Jongut.
Megjithatë, çdo marrëveshje e mundshme po pengohet nga një çështje kontraktuale që De Jongu ka me Barcelonën.
Problemi qëndron te pagat e shtyra të De Jong gjatë pandemisë, të cilat do të paguhen për katër vjet.
25-vjeçari është prioritet i menaxherit të ri të Unitedit, Erik ten Hag, i cili ka punuar me të edhe tek Ajaxi. De Jongu ka kontratë me Barcelonën deri në vitin 2026.