Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Drejtori i përfaqësueses: Graniti bëri gabim që kritikoi haptazi trajnerin

Drejtori i Përfaqësueses së Zvicrës, Pierluigi Tami, ka thënë se nuk ka vende të garantuara në Përfaqësuesen e Zvicrës për “Euro 2024”.

Zvicra ka përfunduar e dyta në grupin kualifikues.

Tami ka përmendur rastin e kapitenit Granit Xhaka, që pas barazimit 2:2 në udhëtim me Kosovën kishte kritikuar seleksionuesin Murat Yakin për intensitetin e stërvitjeve. Ai ka thënë se ka biseduar me Xhakën për këtë.

“Unë pas ndeshjes së parë me Kosovën dhe kritikave të Granitit, në stërvitje kam biseduar me të dhe trajnerin për dhjetë minuta dhe i kam lënë më pas ta flasin në katër sy. Ata e pranuan se ky diskutim ishte i nevojshëm dhe i dobishëm. Granitit i thashë se është një gabim i qartë pak ditë para ndeshjes së radhës kualifikuese. Autoriteti i trajnerit duhet të ruhet në të gjitha rastet”, ka thënë Tami raporton “Blick”.

Zvicra në dy ndeshjet kualifikuese me Kosovën barazoi. Në shtëpi barazoi 1:1.