Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Dortmundi në formë mposht edhe Union Berlinin

Pas paraqitjes së shkëlqyer në pjesën e dytë, Dortmundi ka arritur fitore ndaj Union Berlinit në xhiron e shtatë të elitës së futbollit të Gjermanisë.

Dortmundi të shtunën fitoi 4:2 ndaj Union Berlinit, për ta vazhduar formën e mirë.

Niclas Fullkrug në minutën e shtatë shënoi për 1:0.

Më pas, mysafirët realizuan dy gola të shpejtë.

Robin Gosens në minutën e nëntë dhe Leonardo Bonucci në minutën e 31-të, i dhanë epërsinë Union Berlinit.

Nico Schlotterbeck në minutën e 49-të barazoi shifrat në 2:2.

Julian Brandt në minutën e 54-t më pas shënoi për 3:2, kurse epilogun final të ndeshjes e vulosi Julian Ryerson, në minutën e 71-të.

Pas shtatë ndeshjeve Dortmundi ka 17 pikë, kurse Union Berlini mbetet me gjashtë pikë në shtatë ndeshje.

Artikuj të ngjashëm