Borussia Dormundi e mbylli me rezultat 2:0 pjesën e parë kundër Heidenheimit. Por Dortmundi nuk e mbajti këtë rezultat edhe në pjesën e dytë.
Dortmundi barazoi 2:2 ndaj Heidenheimit të premten mbrëma në kuadër të javës së tretë të elitës së futbollit gjerman.
Julian Brandt shënoi golin e parë në minutën e shtatë, kurse të dytin nga penalltia Emre Çan.
Eren Dinkçi ngushtoi epërsinë në 2:1 në minutën e 61-të, kurse Tim Kleindienst nga penalltia barazoi rezultatin në 2:2. Ai shënoi në minutën e 82-të.
Dortmundi në tri ndeshje ka pesë pikë.