Borussia Dortmundit nuk ka gabuar në ndeshjen në shtëpi. Të martën mbrëma Dortmundi mposhti Werder Bremenin 3:0, kurse Mainzi e mposhti Heidenheimin 2:1, në kuadër të xhiros së 17-të të Bundesligës gjermane.
Pjesë e Heidenheimit janë portieri Diant Ramaj dhe sulmuesi kosovar Arijon Ibrahimoviq.
Golat për Dortmundin e shënuan Nico Schlotterbeck në minutën e 11-të, Marcel Sabitzer në minutën e 75-të dhe Serhou Guirassy në minutën e 83-të.
Dortmundi është në vendin e dytë me 36 pikë. Por është shumë prapa liderit Bayernit që ka 44 pikë.