Portieri Diant Ramaj ka regjistruar asistim të rëndësishëm në Bundesligë të shtunën në fitoren e Heidenheimit.
Heidenheimi e fitoi 2:0 ndeshjen e xhiros së 31-të të Bundesligës në shtëpi ndaj St. Paulit.
Ramaj asistoi në golin e dytë, tetë minuta para fundit. Arijon Ibrahimoviqi e zëvendësoi golashënuesin e atij goli, Eren Dinkci, në minutën e 90-të.
Heidenheimi pavarësisht fitores, mbetet me 22 pikë në vendin e fundit, por ende nuk është dorëzuar në garën për mbijetesë.
I ka vetëm katër pikë më pak se St. Pauli.