Portieri shqiptar, Diant Ramaj, ka qenë shumë i pafat të shtunën pasi shënoi autogol në minutën e dhjetë të kohës shtesë.
Dhe autogoli i Ramajt, ia ka pamundësuar Heidenheimit fitoren ndaj skuadrës së madhe gjermane dhe kampionit, Bayern Munichut.
Heidenheimi ishte duke fituar 3:2, por me autogolin e 24-vjeçarit Ramaj, shifrat u barazuan në 3:3 dhe kështu u mbyll ndeshja e xhiros së 32-të.
Mesfushori me prejardhje shqiptare, Arijon Ibrahimoviq, ka bërë asistim te Heidenheimi në këtë ballafaqim.
Për Ibrahimoviqin, që e ka edhe një gol këtë sezon të Bundesligës, ishte asistimi i tretë. Budu Zivzivadze dhe Eren Dinkci shënuan për epërsinë 2:0 për mysafirët, kurse Leon Goretzka më pas shënoi dy gola për ta barazuar rezultatin.
Edhe
Arijon Ibrahimoviq mban Heidenheimin në garë për mbijetesë
Ibrahimoviqi asistoi në golin për 3:2 në minutën e 76-të. Shënues ishte sërish Zivzivadze. Ibrahimoviqi u zëvendësua në minutën e 81-të.
Bayerni i ka 83 pikë në vendin e parë, ndërsa Heidenheimi i ka 23 pikë në vendin e fundit. Por, ende me gjasa për ta arritur pozitën që dërgon në barazh.