Portieri Diant Ramaj ka pësuar dy gola në disfatën 2:1 të Heidenheimit të shtunën në udhëtim te St. Pauli, në xhiron e 14-të të Bundesligës.
Sulmuesi Martijn Kaars i shënoi të dy golat në portën e Ramajt.
Holandezi Kaars realizoi në minutën e 35-të dhe të 53-të.
Te Heidenheimi në tërë ndeshjen luajti sulmuesi Arijon Ibrahimoviq.
Heidenheimi po lufton për mbijetesë në këtë edicion.
I ka vetëm 11 pikë në vendin e parafundit.