Dortmundi ishte duke udhëhequr 2:0 ndaj St. Paulit, me golat e Julian Brandtit dhe Karim Adeyemit.
Më pas, mysafirët barazuan rezultatin me James Sandsin dhe Ricky-Jade Jonesin.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDhe kur ndeshja e së shtunës, e vlefshme për xhiron e 18-të të Bundesligës po shkonte drejt barazimit, Dortmundi fitoi penallti.
I saktë ishte kapiteni Emre Can në minutën e 95-të, për fitoren 3:2.
Dortmundi me pikët e plota mbetet në vendin e dytë me 39 pikë, ndërsa St. Pauli bie në pozitën e fundit me 12 pikë.