Dortmundi ka fituar përballë Mainzit të dielën në ndeshjen e xhiros së 27-të të Bundesligës gjermane dhe është ngjitur në pozitën e dhjetë në tabelë.
Dortmundi fitoi me rezultatin 3:1, falë dy golave të sulmuesit Maximilian Beier dhe një të mesfushorit Emre Can.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBeier golin e parë e shënoi në minutën e 39-të, ndërsa kapiteni Can e dyfishoi epërsinë në minutën e 42-të.
Për 3:0, Beier realizoi në minutën e 72-të.
Golin e vetëm për Mainzin e shënoi Paul Nebel, në minutën e 76-të.
Dortmundi ka 38 pikë, aq sa ka edhe Wolfsburgu në pozitën e nëntë, ndërsa Mainzi në vendin e katërt i ka 45 pikë.