Mainzi e ka befasuar në shtëpi Dortmundin dhe e ka fituar ndeshjen e xhiros së dhjetë të elitës gjermane të futbollit.
Mainzi fitoi 3:1 ndaj “verdhezinjve” të shtunën.
Mysafirët nga minuta e 27-të luajtën pa Emre Canin që u ndëshkua direkt me të kuq.
Jae-Sung Lee shënoi për epërsinë 1:0 në minutën e 36-të, kurse shifrat i barazoi Serhou Guirassy, pesë minuta pa u mbyllur pjesa e parë. Por në minutën e tretë shtesë në këtë pjesëlojë, Jonathan Burkardt shënoi për 2:1.
Paul Nebel në minutën e 54-t e shënoi golin e fundit në ndeshje.
Mainzi ka 13 pikë në mesin e tabelës, tri më pak se Dortmundi.