Mesfushori ofensiv, Hakim Ziyech mund të largohet nga Chelsea gjatë afatit kalimtar të janarit për ta vazhduar karrierën në Bundesligë.
Mediumet e huaja kanë raportuar të premten se skuadra e Borussia Dortmundit ka shprehur interesim për futbollistin maroken. Në fakt, Dortmundi po synon huazimin e Ziyechit deri në fund të këtij sezoni pasi trajneri Marco Rose po kërkon një mesfushor me tipare sulmues.
Ziyech këtë edicion nuk ka pasur minutazh të mjaftueshme te Chelsea dhe gjasat janë të mëdha që ta pranojë ofertën e Dortmundit.
28-vjeçari deri më tani ka dhjetë paraqitje, ku ka shënuar dy gola dhe ka bërë një asistim. Ai iu bashkua Chelseat në vitin 2020 nga Ajaxi dhe me londinezët ka kontratë deri në vitin 2025.