Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Dortmundi ia cakton çmimin Pulishiqit

Borussia Dortmundi ka vendosur ta shesë mesfushorin e talentuar Christian Pulishiq.

Klubi gjerman kërkon 65 milionë euro për ta lënë të lirë lojtarin, e për 19-vjeçarin interesim kanë shprehur skuadra të mëdha evropiane, si Real Madridi, Liverpooli e Chelsea, transmeton KTV.

Së fundit, në garë për përfaqësuesin amerikan ka hyrë edhe gjiganti gjerman, Bayern Munchen.