Borussia Dortmundi është përgatitur që të shesë amerikanin Christian Pulisic gjatë kësaj vere.
Klubi nga Bundesliga është shprehur i gatshëm ta shesë anësorin për 70 milionë euro dhe interesim për të kanë shprehur Real Madridi, Bayern Munichu, Chelsea dhe Liverpooli.
19-vjeçarit i kanë mbetur edhe dy vjet në kontratën e tij ndërsa gjatë turneut në Amerikë, ka shkëlqyer, duke joshur interesimin e klubeve evropiane.
Bayerni për një kohë të gjatë ka monitoruar situatën e amerikanit të talentuar derisa Reali dhe Chelsea kanë vënë kontaktet e para me Dortmundin për blerjen e tij.
Klubi gjerman e sheh si pasardhës natyral të Arjen Robbenit ose Franck Riberys ndërsa mund të kërcënojë pozitën e James Rodriguezit.