Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Chelsea arrin marrëveshje me Pulisiqin

Christian Pulisiq pritet të jetë përforcimi i parë i Chelseat, në afatin kalimtar të janarit.

Sipas “Sport Bild”, pas shumë negociatave mes drejtuesve të Chelseat dhe atyre të Borussia Dortmundit, është arritur marrëveshja, transmeton KTV.

Londinezët janë pajtuar që të paguajë te Dortmundi shumën prej 57 milionë eurove për transferimin e Pulisicit.

Por, reprezentuesi amerikan do t’i bashkohet Chelseat vetëm në afatin kalimtar të verës, edhe pse londinezët insistuan për në janar, por Dortmundi nuk pranoi largimin e yllit të tyre në dimër.

20-vjeçari pritet të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare me Chelsean, por detajet financiare të kontratës së tij nuk janë publikuar.