Sport

Dortmundi e nis me barazimin Kupën e Botës për Klube

Dortmund

Foto: Associated Press

Ndonëse vlerësohej favorit, Dortmundi nuk ka arritur të fitojë më shumë se një pikë në ndeshjen kundër ekipit të njohur brazilian, Fluminese. 

Ndeshja ndërmjet këtyre dy skuadrave e zhvilluar të martën pasdite në stadiumin “MetLife”, përfundoi baras, 0:0. Ndeshja u përcoll nga 29 mijë e 755 shikues.

Kapaciteti i plotë i stadiumit është 82 mijë e 566 vendeve. 

Portieri Gregor Kobel ka bërë pritje të shkëlqyera në minutën e 69-të. Fillimisht priti gjuajtjen e Everaldos e më pas nga afërsia edhe të Nonatonit. 

Ndeshja Fluminese – Dortmund i takoi grupit F.

Ndeshjen e dytë, Dortmundi ie luan kundër Mamelodi Sundownsit, kurse Fluminese ndaj Ulsan HD.