Dinamo Zagrebi e ka fituar ndeshjen e parë të 1/8 së finales së Ligës së Konferencës ndaj PAOK-ut. Skuadra e madhe kroate të enjten mbrëma në “Maksimir” triumfoi me rezultatin 2:0. Bruno Petkoviq i shënoi të dy golat e fitores, në minutën e 37-të dhe të 71-të.
Arbër Hoxha ishte titullar por luajti vetëm në pjesën e parë.
Nëse e ruan këtë rezultat, Dinamo në javën tjetër do ta sigurojë çerekfinalen.
Në duelet tjera, Fiorentina fitoi në udhëtim te Maccabi Haifa, 4:3, Servette dhe Viktoria Plzeni barazuan pa gola, kurse Royale Unioni u mposht në shtëpi nga Fenerbahçe, 3:0.
Artikuj të ngjashëm