Futboll

Fitorja e dytë për Dinamo Zagrebin

Dinamo Zagreb

Pas fitores ndaj Fenerbahçes, Dinamo Zagrebi e ka regjistruar edhe fitoren e dytë në fazën e ligës, në Ligën e Evropës. 

Skuadra më e madhe kroate fitoi 3:1 në udhëtim te Maccabi Tel Avivi, në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin “TSC Arena” në Baçka Topola. 

Sayd Abu Farhi shënoi për skuadrën izraelite, ndërsa për skuadrën kroate golat i shënuan Mateo Lisica dhe Dejan Ljubiçiq që kontribuoi me dy gola. 

Arbër Hoxha luajti deri në minutën e 67-të për Dinamon e Zagrebit. 

Dinamo e Zagrebit është në vendin e parë me gjashtë pikë në dy ndeshje, ndërsa Maccabi Tel Avivi i 30-ti me një pikë.