Interi ka konfirmuar se ka arritur marrëveshje për vazhdimin e kontratës me mbrojtësin e krahut të majtë, Federico Dimarco, i cili ka pasur paraqitje shumë të mira këtë sezon.
“Interi është i kënaqur të konfirmojë se është arritur një marrëveshje e klubit për të vazhduar kontratën me Federico Dimarcon. Marrëveshja e re e 24-vjeçarit do të zgjasë deri më 30 qershor 2026”, thuhet në njoftimin e Interit.
Dimarco është paraqitur për skuadrën italiane në 24 ndeshje këtë edicion ku ka shënuar dy gola dhe ka bërë po aq asistime.
Si lojtar është rritur në akademinë e Interit, por ka qenë edhe pjesë e disa skuadrave italiane në formë huazimi.
Një vit e kishte kaluar edhe te Sioni në Zvicër.