Sulmuesi i Real Madridit, Mariano Diaz do të largohet nga skuadra spanjolle në janar, bën të ditur "Goal.com" të dielën.
Diaz 26-vjeçar llogaritet si i tepërt te Reali, ndërsa për të është duke shprehur interesim Milani dhe Roma, transmeton Koha Ditore.
Mirëpo, një pengesë drejt transferimit të tij në Serie A është paga e lartë e futbollistit. Diaz duhet të pranojë një zvogëlim të pagës për t'iu bashkuar Milanit apo Romës.
Diaz te Reali u transferua verën e kaluar nga Lyoni për 21.5 milionë euro. Stinorin e kaluar ai luajti në 22 ndeshje në të gjitha garat dhe shënoi katër gola. Kontrata e tij me Realin skadon në verën e vitit 2023.
Artikuj të ngjashëm