Sulmuesi Mariano Diaz do të largohet nga Real Madridi gjatë afatit kalimtar të janarit, pasi drejtuesit e klubit madrilen tashmë kanë vendosur ta nxjerrin në shitje.
E përditshmja spanjolle "Marca" ka raportuar të premten se Diaz që ende nuk ka regjistruar asnjë paraqitje këtë edicion nuk bën pjesë në planet e trajnerit Zinedine Zidane, transmeton Koha Ditore.
Për kartonin e tij, Reali po kërkon të paktën 20 milionë euro dëmshpërblim. Sulmuesi 26-vjeçar, nuk ka bindur Zidanen që meriton të jetë titullar përpara Karim Benzemas e Luka Joviqit.
Diaz në verën e vitit të shkuar iu bashkua Realit nga Lyoni për 22 milionë euro dëmshpërblim. Ai ka kontratë me Realin deri në verën e vitit 2023. Edicionin e shkuar, Diaz shënoi katër gola në 21 ndeshje kampionale.