Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Valencia kërkon Diazin

Foto: Reuters

Skuadra e Valencias ka shprehur interesim për sulmuesin e Real Madridit, Mariano Diaz, përcjellë të premten “Diario AS”.

Sulmuesi i Republikës Dominikane pritet të largohet nga Reali gjatë kësaj vere, pasi nuk është i kënaqur me minutazhën që ka pasur edicionin e fundit, transmeton “Koha Ditore”. Ai te Reali u transferua verën e vitit të shkuar nga Lyoni për 22 milionë euro dhe shënoi katër gola në 22 paraqitje në të gjitha garat.

Te Valencia janë të gatshëm të ofrojnë 20 milionë euro dëmshpërblim për kartonin e tij. 25-vjeçari te Valencia shihet si zëvendësim për portugezin Goncalo Guedes, që do të largohet nga klubi. Diaz ka kontratë me Realin deri në verën e vitit 2023.