Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Diaz do të largohet nga Reali

Sulmuesi Mariano Diaz përfundimisht do të largohet nga Real Madridi në fund të sezonit aktual, raporton “Marca” të mërkurën. Mësohet se Diaz pritet që karrierën ta vazhdojë në Angli apo Gjermani, pasi ka marrë oferta nga skuadrat e këtyre vendeve.

Diaz në fund të sezonit do të mbetet lojtar i lirë, ndërsa krerët e Realit kanë vendosur që mos t’ia ofrojnë rinovimin e kontratës për shkak se nuk bën pjesë në planet e klubit.

29-vjeçari prej vitit 2018 është pjesë e Realit, ndërsa në përgjithësi nuk ka pasur hapësirë të madhe te madrilenët. Këtë sezon Diaz ka vetëm tetë paraqitje në të gjitha garat, ndërsa karrierë ka bërë edhe te skuadra e Lyonit.