Sulmuesi Mariano Diaz ka gjasa të mëdha që gjatë këtij afati kalimtar të transferohet në Itali, ka njoftuar “Calciomercato” të enjten. Ai pritet të largohet nga Real Madridi për t’u transferuar te Salernitana, ekip me të cilin është në negociata. Mësohet se marrëveshja mes palëve mund të arrihet këtë javë, pasi Diaz po shihet si përforcim i duhur për sulmin tek ekipi italian.
29-vjeçari te Salernitana pritet të transferohet si lojtar i lirë, pasi Real Madridi është i gatshëm t’ia shkëpusë kontratën që i skadon në fund të sezonit. Diaz është pjesë e Realit prej vitit 2018, ndërsa këtë sezon ka regjistruar vetëm pesë paraqitje në të gjitha garat.
Ai është i gatshëm të largohet nga klubi spanjoll për të luajtur te Salernitana, ekip që po lufton për ta siguruar mbijetesën në Serie A. Diaz për një sezon ka luajtur edhe në Francë te skuadra e Lyonit.