Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Diaz e kërkon largimin nga Real Madridi

Mariano Diaz i ka thënë drejtuesve të Real Madridit se dëshiron të largohet nga klubi në afatin kalimtar të verës.

Pas hezitimit të sulmuesit për t'u larguar nga Los Blancos vitin e kaluar, ai më në fund duket i gatshëm për të nisur një aventurë të re.

Në këto katër sezone, Mariano ka luajtur gjithsej 59 ndeshje, duke shënuar shtatë gola.

28-vjeçari thuhet se është i gatshëm të nisë një aventurë të re, pasi nuk arriti të bindë me paraqitjet e tij.

Ai ka kontratë me Real Madridin deri në vitin 2023.

Artikuj të ngjashëm