Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Marcelo do të largohet nga Real Madridi

Marcelo ka vendosur të largohet nga Real Madridi në fund të sezonit. Mbrojtësit të krahut nuk do t’i vazhdohet kontrata që i skadon në verë pasi klubi nuk llogarit në shërbimet e tij.

34-vjeçari thuhet se mund t’i japë fund karrierës aktive si futbollist në verë.

Braziliani me gjithë ofertat ka gjasa të mëdha që të tërhiqet tërësisht.

Marcelo është pjesë e Real Madridit që nga viti 2007. Ai ka bërë 379 paraqitje duke shënuar 26 gola.