Marcelo do të largohet gjatë kësaj vere nga Real Madridi. Mbrojtësi i krahut të majtë nuk do të vazhdojë qëndrimin në Madrid.
Mediat spanjolle kanë raportuar të dielën se braziliani ua ka bërë të ditur krerëve të klubit se do të largohet.
Marcelo ka kontratë me Real Madridin deri në vitin 2022.
Ai është pjesë e klubit spanjoll që nga viti 2007, kur u transferua nga Fluminese.