Mbrojtësi i krahut të majtë, Marcelo, e ka bërë të qartë dëshirën për të mbetur te Real Madridi.
Kontrata e brazilianit me klubin spanjoll skadon në qershor të këtij viti dhe palët nuk kanë nisur ende bisedimet për vazhdimin e saj.
“Ideja ime është të qëndroj në Real Madrid. E kam thënë tashmë 50 mijë herë. Unë dua të vazhdoj këtu dhe do të flas për këtë me klubin pas finales së Ligës së Kampionëve”, u shpreh Marcelo.
34-vjeçari është pjesë e madrilenëve që nga viti 2007. Ai është futbollisti me më së shumti trofe të fituar në histori të klubit.
Artikuj të ngjashëm