Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Marcelo pritet ta rinovojë kontratën me Realin

Mbrojtësi i krahut të majtë, braziliani Marcelo pritet ta rinovojë kontratën me Real Madridin që i skadon këtë verë.

“Marca” ka raportuar se palët janë në negociata dhe Marcelo pritet të jetë pjesë e Realit edhe për sezonin e ardhshëm. Mësohet se ishte dëshira e Marcelos për të mbetur në klub, pasi synimi i tij është që karrierën ta mbyllë në “Santiago Bernabeu”.

33-vjeçari që këtë edicion ishte kapiten i Realit është pjesë e klubit prej janarit të vitit 2007. Me titullin e fituar këtë edicion në La Liga, ai është bërë lojtari më i trofeshëm i Realit, me 24 trofe në total. Këtë sezon, ai ka dhënë dy asistime në 17 paraqitje në të gjitha garat.