Mbrojtësi i krahut të majtë, braziliani Marcelo, do të mbetet në La Liga edhe sezonin e ri, pavarësisht largimit nga Real Madridi. “Mundo Deportivo” ka njoftuar të enjten se Marcelo po shqyrton të gjitha ofertat e skuadrave spanjolle, ndërsa gjasat janë të mëdha që t’i bashkohet Rayo Vallecanos.
Marcelo në fund të këtij muaji do të jetë lojtar i lirë, pasi i skadon kontrata me Real Madridin. Ai luajti për Realin 16 sezone dhe u largua nga “Santiago Bernabeu” si futbollisti më i dekoruar në histori të klubit, me 25 trofe të fituar.
34-vjeçari në sezonin e fundit ishte kapiten i Realit dhe regjistroi 17 paraqitje në të gjitha garat.