Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Marcelo do ta rinovojë kontratën me Realin

Mbrojtësi i krahut të majtë, braziliani Marcelo pritet së shpejti ta rinovojë kontratën me skuadrën e Real Madridit. “Marca” ka raportuar të enjten se në fund të këtij edicioni atij do t’i ofrohet rinovimi i kontratës edhe për një vit.

Marcelos i skadon kontrata aktuale në verë, por me rinovimin e saj ai do të jetë kapiten i Real Madridit edhe gjatë sezonit 2022/23.

Marcelo nuk ka dashur të largohet nga Reali si lojtar i lirë dhe trajneri Carlo Ancelotti ka kërkuar nga drejtuesit e klubit që ta mbajnë edhe për një vit.

34-vjeçari është pjesë e Realit prej vitit 2007, kurse këtë edicion nuk ka pasur hapësirë të madhe. Ai ka regjistruar deri më tani 17 paraqitje, ku ka bërë dy asistime.

Artikuj të ngjashëm