Mbrojtësi i krahut të majtë, Marcelo, ka vendosur të largohet nga Real Madridi.
32-vjeçari në fund të sezonit ka vendosur ta shkëpusë kontratën me klubin madrilen, që i skadon vitin e ardhshëm. Braziliani e ka marrë këtë vendim, pasi nuk është i kënaqur me hapësirën që ka pasur këtë edicion në formacionin e trajnerit Zinedine Zidane, ka raportuar “AS”.
Këtë sezon, Marcelo ka regjistruar vetëm tetë paraqitje në La Liga.
Ai është pjesë e klubit spanjoll prej vitit 2007, kur iu bashkua nga Fluminense.